Arsenali ka finalizuar transferimin prej 80 milionë euro të Nicolas Pepes nga Lille duke bërë reprezentuesin e Bregut të Fildishtë lojtarin e tyre më të shtrenjtë ndonjëherë.
Anësori ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me klubin në Emirates pasi iu nënshtrua testeve mjekësore të martën me të rënë dy klubet dakord për tarifën e transferimit, transmeton portali arbresh.info.
“Topçinjtë” do të paguajnë tani një shumë prej 20 milionë funta ndërsa pjesën tjetër do ta kenë në këste të ndara për katër vitet e ardhshme.
Pepe ishte në radarin e klubeve të tjera si Manchester United, Liverpooli, Evertoni dhe Paris Saint Germaini, ndërkohë që Napoli kishte shtruar edhe ofertë për të por që ishte refuzuar.
Besohet se anësori është bindur nga “projekti sportiv” i Arsenalit./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1156950479127101441
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...