ZYRTARE, Armando Sadiku nuk është më lojtar i Bolivarit

12:30 | 28 Korrik 2021

Armando Sadiku, nuk është më lojtar i Bolivarit,

ky lajm është bërë i ditur vetë nga klubi i Bolivarit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në “Twitter”.
ku njoftojnë se kanë arritur prishjen e kontratës me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Sadiku, ishte transferuar nga Erzurumspori rreth 6 muaj më parë.

Ai në 15 ndeshje me Bolivarin, mundi të tundte rrjetën vetëm 2 herë.

Sipas  “El Desmarque”, 30-vjeçari  mund të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë më konkretisht tek skuadra e Las Palmas. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara