Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar, ish sulmuesin e njohur Albert Bunjakun si përzgjedhës të ri te Kosova U19.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit kosovar.
Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua zanatit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane.
Eksperienca e tij në futbollin gjerman do të jetë e rëndësishme për Kombëtaren U19 të Kosovës.
Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez. /Telegrafi/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...