Milani zyrtarisht ka nënshkruar me mesfushorin e krahut të majtë uruguaian Diego Laxalt nga Genoa për një tarifë prej 18 milionë euro.
Uebfaqja zyrtare e Serie A ka konfirmuar se Milani ka depozituar kontratën e Laxaltit të enjten, transmeton portali arbresh.info.
24-vjeçari kaloi testin e tij mjekësor 24 orë më parë dhe ‘MilanNews’ raporton se ai ka nisur stërvitjet mëngjesin e sotëm (e premte).
Laxalt, që filloi karrierën e tij në Serie A te Interi në vitin 2013, shënoi tetë gola dhe asistoi 12 brenda 117 paraqitjeve te Genoa.
Përveç rolit si një mesfushor i krahut të majtë, ai mund të luaj edhe në krah prapa treshes në sulm./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...