
Granit XHAKA (SUI) gives instruction, instructions, soccer game, UEFA Nations League, Division A, Group 4, Germany (GER) - Switzerland (SUI) 3: 3, on October 13th, 2020 in Koeln / Germany. ¬ | usage worldwide
Zvicra ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës, duke e mposhtur Bosnje Hercegovinën me rezultat 4-1.
Pjesa e parë nuk pati shumë raste të mira shënimi dhe u mbyll 0-0, shkruan Arbresh.info.
Zvicra e shtoi iniciativën gjatë pjesës së dytë, dhe arriti të marrë epërsinë fillestare në minutën e 74-të me Manzambin, i cili u inkuadrua në lojë vetëm tre minuta para shënimit.
Në minutën e 80-të, Bosnja mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq direkt u ndëshkua Muharemovic.
Kjo e ndihmoi edhe më shumë Zvicrën, ku vetëm pas katër minuta dyfishoi epërsinë me golin e Vargas.
Zvicra nuk u ndal dhe në minutën e 90-të gjeti edhe golin e tretë me Manzanbin, i cili realizoi golin e dytë personal.
Krejt çka bëri deri në fund Bosnja, ishte shënimi i golit të nderit me anë të Mahmicit në minutën e tretë të kohës shtesë.
Në fund, Zvicra fitoi penallti, dhe në gol e konkretizoi kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ku edhe vulosi fitoren me rezultat 4-1.
Me këtë fitore, Zvicra shkon në kuotën e katër pikëve, kurse Bosnja mbetet me një sosh.
Ndeshjen e radhës, Xhaka me shokë e luajnë ndaj Kandasë, kurse Bosnja takohet me Katarin./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...