“Graniti nuk është pa arsye kapiteni i Arsenalit. Kur ke kritika, kjo tregon se ti ke edhe cilësi. Graniti duhet të qëndrojë i qetë dhe kritikëve t’ua jap përgjigjen në fushë.”
Kritikat e ashpra për kapitenin e ri të Arsenalit, Granit Xhaka, ku Thiery Henry dhe Graeme Souness në televizionin “Sky” e krahasuan atë me një fëmijë 11 vjeçar që luan në park, janë kundërshtuar nga ekspertët zviceranë të futbollit Sforza dhe Huggel Balsam, shkruan blick.ch.
Si ekspert i TV kurrë nuk do përdorja krahasime të tilla, tha Beni Huggel, përcjell albinfo.ch. “Vërtet nuk ishte ndeshja më e mirë e Xhakës, këtë e kanë vërejtur edhe në Angli. Që ai nuk është gjithmonë perfekt, kjo është natyrë njerëzore. Megjithatë Graniti është lojtar i jashtëzakonshëm.”
Ish kapiteni i Kombëtares zvicerane të futbollit Ciri Sforza (48) gjithashtu thotë: “Graniti nuk është pa arsye kapiteni i Arsenalit. Kur ke kritika, kjo tregon se ti ke edhe cilësi. Graniti duhet të qëndrojë i qetë dhe kritikëve t’ua jap përgjigjen në fushë.”
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë