Fitorja e Kosovës kundër Azerbajxhanit nuk ka kaluar pa u parë edhe nga mediat e Zvicrës.
Derisa gjatë Botërorit ballinat e mediave të Kosovës ishin mbushur me Kombëtaren e Zvicrës, kryesisht për shkak të suksesit të Behramit, Shaqirit, Xhakës, Xhemajlit, etj, ata sonte kanë bërë një gjest interesant.
Kështu, njëri prej mediave më të mëdha në shtetin helvetik, Blick.ch ia ka kushtuar ballinën Kombëtares së Kosovës.
Për me tepër ky medium ia ka vënë titullin “Tash Kosova luan për një biletë në Evropian”.
Ndryshe, gjatë gjithë Botërorit, ndeshjet e Zvicrës në Rusi përcilleshin me një ankth edhe në Kosovë.
Kjo si duket nuk ka shkuar pa u parë nga zviceranët./express/

Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK