Zviceranët po i frikësohen Kosovës se mund t’ua marrë një futbollist shumë cilësor dhe tepër premtues. Bëhet fjalë për Orges Bunjakun – yllin e ri të Baselit, prej të cilit klub kanë dalë yje të mëdha si Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka.
Zviceranët janë të vetëdijshëm se 18-vjeçari mund t’iu bashkohet “Dardanëve”. Sipas gazetës së madhe zviceriane, “Blick”, Bunjaku është në kontakte me Federatën e Futbollit e Kosovës, e cila po mundohet ta bind të riun t’i bashkohet ekipit të Bernard Challandesit.
“Kosova dëshiron të na rrëmbejë xhevahirin e Baselit, Bunjaku”, shkruan sot gazeta zvicerane “Blick”.

Sipas kësaj gazete, shtëpia e futbollit kosovar i ka premtuar Bunjakut ftesë në Kampionatin Evropian nëse Kosova kualifikohet vetëm e vetëm që lojtari ta pranojë ftesën nga Prishtina.
Bunjaku është mesufushor i ekipit U-19 të Zvicrës, kurse te Baseli ka bindur me lojë sa here që i është dhënë rasti. Sipas Blick, Bunjaku është i lumtur me interesimin e Kosovës. Vet lojtari e ka konfirmuar interesimin e FFK-së. “Është diçka shumë e mirë, një mundësi interesante për mua”, ka thënë Bunjaku.
Por, Bunjaku ka theksuar se nuk dëshiron të ngutet sepse ndihet mirë momentalisht te ekipi U-19 i Zvicrës. “Fillimisht dua të zhvillohem tutje si lojtar, pastaj me rrethim tim do të vendosi te e ardhmja”, tha ai. /Gazeta Express/
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...