Përfaqësuesja e Zvicrës ka siguruar fitore në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir kundër Letonisë në kuadër të eliminatorëve në botërorin “Rusia 2018”.
Takimi i zhvilluar në stadiumin ‘Stade de Geneve’ përfundoi me rezultat 1 me 0 në favor të shqiptarëve të Zvicrës, e cila përforcoi kreun në Grupin I pas golit të vetëm të ndeshjes të shënuar me kokë, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Josip Drmic, i cili hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 64′ të ndeshjes, shënoi për 1 me 0 vetëm katër minuta më vonë pas super asistimit nga ylli shqiptar Admir Mehmedi.
Zvicra tani ka gjithsej 15 pikë pas pesë fitoreve radhazi ne krye të Grupit B, ndërsa Letonia gjendet në pozitën e pestë me vetëm 3 pikë./arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...