Zvicra nuk arrin të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Izraelit.
Rezultati përfundoi 1-1, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse helvetet e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar avantazh gjatë pjesës së parë përmes Vargas në minutën e 36-të.
Por Zvicra humbi shumë raste më tutje gjatë ndeshjes dhe kjo i kushtoi, kur në minutën e 89-të, Weissman barazoi rezultatin për Izraelin.
Me këtë barazim Zvicra kalon në kuotën e 16 pikëve dhe kthehet në krye të tabelës së grupit I, aty ku bënë pjesë edhe Kosova.
Kurse Izraeli gjendet në pozitën e tretë me 12 pikë.
Ndeshjen e radhës Zvicra e luan pikërisht ndaj Kosovës të shtunën në Bazel, me fillim nga ora 20>45./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...