Pjesë e parë e ndeshjes në “Stade de Geneve” ndërmjet Zvicrës dhe Letonisë ka përfunduar me rezultat 0 me 0.
Edhe pse Përfaqësuesja e Zvicrës krijoi një mori shansesh falë dominimit të plotë gjatë 45 minutave të parë, portat e të dy skuadrave kombëtare mbetën të pastra, shkruan portali arbresh.info.
Në këtë ndeshje, e cila është duke u zhvilluar në kuadër të eliminatoreve në botërorin “Rusia 2018”, janë pjesë e formacionit startues katër shqiptarë.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli dhe Admir Memedi kanë luajnë që nga fillimi i ndeshjes. Ylli tjetër shqiptar, Valon Behrami mungon për shkak të lëndimit në kofshë të këmbës./arbresh.info

Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...