Kosova është mposhtur me rezultat 4-0 pas pjesës së parë nga Zvicra, sfidë e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës të vitit 2026.
‘Helvetikët’ ia dolën që ta mbyllin çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë duke shënuar që të gjithë golat.
Për dy golat e shënuar në këtë sfidë, lojtari më i vlerësuar nga Sofascore ishte Breel Embolo që mori notën 8.5.
Me nota të larta u vlerësuan gjithashtu edhe Manuel Akanji (8.0), Granit Xhaka (7.8) dhe Dan Ndoye (7.7).

Në anën tjetër tek Kosova lojtari me notën më të lartë ishte Florent Muslija me 6.8, ndërsa dy lojtarët më pak të vlerësuar ishin Arijanet Muric dhe kapiteni Amir Rrahmani që u notuan me 5.9.
Ndeshja e radhës për Kosovën është me Suedinë pas tre ditësh në Prishtinë./Arbresh.in

Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë