Mbrojtësi i Chelseat, Kurt Zouma, e ka rrëfyer rastin kur Jose Mourinho e kishte quajtur atë “bërllok” pas një paraqitje të tij të dobët në ndeshje të zhvilluara para disa viteve.
Jose Mourinho e kishte sjellë Kurt Zouman si 19-vjeçar në Stamford Bridge nga Saint-Etienne në vitin 2014 dhe Zouma ishte befasuar nga sjellja dhe veprimet e trajnerit portugez, transmeton Gazeta Express.
Përderisa ende po tentonte ta gjente veten në ekipin e parë të Chelseat, mbrojtësi i ri ishte tronditur kur Mourinho i ishte afruar një ditë dhe nuk e kishte kursyer aspak me kritika.
“Nuk e mbaj mend se çfarë ndeshjeje po e luanim. Ishim duke humbur me rezultat 3:1 dhe po luanim si mysafirë”, ka thënë Zouma, në një intervistë të dhënë për RMC Sport.
“Ditën vijuese, ai [Mourinho] m’u afrua, më mori në zyre dhe më pyeti se a isha në rregull. Unë iu përgjigja që po dhe ai më pyeti se a isha i sigurt”.
“Unë i thashë po përsëri dhe ai u përgjigj duke më thënë: “Sepse ti ishte bërllok këtë fundjavë”. E tha ashtu, direkt. Mua më tronditi, por gjithashtu më bëri t’ia vendos vetes qëllim t’i kthej atij përgjigje menjëherë në fushën e lojës”.
“Mbaj mend se ai rast më kishte lënduar, kishte pasur shumë ndikim te unë. Unë erdha këtu si 19-vjeçar dhe ai ma dha mundësinë të luaj. Nuk e di se çfarë mendojnë tjetër, por unë nuk pajtohem me idenë se Mourinho s’u jep mundësi lojtarë të rinj”.
Trump vë në lëvizje Gardën Kombëtare pas përleshjeve në Los ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e ...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët – Temperatur...
Gjithçka që duhet të dini për dhimbjen e kokës
Sylvinho: Ky është futbolli jam i zhgënjyer për rezultatin, ...