Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka zbuluar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka gjasa të rikthehet në fushë muajin e ardhshëm.
Ish reprezentuesi i Suedisë ka pasur probleme me gju në paraqitjen pa gola ndaj Southamptonit dy javë më parë, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic, i cili nuk ka qenë në gjendje të gjej ritmin e tij qysh pas rikthimit nga problemi afatgjatë në të njëjtën këmbë vitin e kaluar, tani do të shpenzoj kohë për tu rikuperuar duke u stërvitur në palestër sërish për disa javë.
“Zlatan është i lënduar ose jo plotësisht i lumtur me gjendjen e tij”, u ka thënë Mourinho gazetarëve. “Ai është konsultuar me doktorët tanë dhe ka marrë vendim të ndalet. Data për të që të rikthehet në stërvitje me skuadrën është nga fundi i muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt”
Qysh pas vazhdimit të kontratës për një vit te Untied në fillim të sezonit, Ibrahimovic ka shënuar vetëm një gol pas shtatë paraqitjeve./arbresh.info/
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...