Raportimet janë duke u rritur në Itali mbi faktin se Zlatan Ibrahimovic e ka rekomanduar Mark van Bommel për t’u bërë trajneri i ri i Milanit.
Fati i Stefano Piolit tashmë duket se ishte vendosur edhe para humbjes së mbrëmshme me rezultat 2-1 në Derby della Madonnina ndaj Interit, që ishte njëherësh humbja e gjashtë rresht në derbi për ‘Rossonerët’.
Një listë e gjatë e emrave potencialë është përmendur, duke përfshirë Julen Lopetegui, Marcelo Gallardo, Manuel Pellegrini, Unai Emery, Christophe Galtier dhe Sergio Conceicao.
Sidoqoftë, pasi Tuttosport e dha këtë ide javën e kaluar, Calciomercato tani kanë besim se Ibrahimovici po shtyn për Van Bommel.
Tekniku holandez kishte luajtur për Milanin së bashku me Ibrahimovicin nga janari i vitit 2011 deri në qershor të vitit 2012.
Ai e nisi karrierën e tij si trajner tek PSV Eindhoven në 2018, duke kaluar pastaj tek Ëolfsburgu dhe që nga vera e 2022 tek Royal Antëerpi në Belgjikë.
Ekipi i tij e fitoi ligën dhe kupën sezonin e kaluar, po ashtu edhe Superkupën e Belgjikës.
Teksa Ibrahimovic padyshim që do të luajë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e trajnerit të ri të Milanit, ai ende duhet që t’i bind drejtorin e klubit Gerry Cardinale dhe shefin Giorgio Furlani./Telegrafi/
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët