Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë kimike në Milano të Italisë, duke plagosur rëndë 6 punonjës të saj.
Ngjarja u regjistrua në fabrikën e Nitrolchimica, e cila merret me shpërbërjen e mbetjeve të rrezikshme. Sipas raportimeve përpara se të niste zjarri në fabrikë u dëgjua një shpërthim i fuqishëm nga shkaqe ende të paqarta.
Dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për fikjen e flakëve, ndërkohë që reja e tymit u përhap në një sipërfaqe shumë të madhe mbi qytetin e Milanos.
Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve të zonës që për momentin të mos hapin dritaret e shtëpive nga ku mund të hyjë tymi i kimikateve./A2CNN
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...
Osmani: Kosova është gati për kapitullin e rradhës, statusin...
PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron kom...
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...