Zinedine Zidane insiston se nuk është i shqetësuar pavarësisht disfatës tronditëse 3 me 1 që Real Madridi pësoi nga Tottenhami këtë mbrëmje.
Real Madridi është poshtëruar në Wembley nga skuadra në Premierë Ligë mbrëmjen e sotme, transmeton portali arbresh.info. Dele Alli realizoi dy gola, ndërsa Christian Eriksen shënoi golin e tretë.
Cristiano Ronaldo më pas shënoi golin e tij të 16-të brenda nëntë ndeshjeve të fundit në Ligë të Kampionëve.
“Nuk jam i shqetësuar dhe kurrë nuk do të jem. Ne kishim shanset për të shënuar por ne nuk e gjetëm portën”, tha Zidane pas ndeshjes.
“Ne nuk jemi keq fizikisht, por gjithmonë emocionalisht ju rikuperoheni në një mënyrë ndryshe”
“Ndoshta disa lojtarë janë fizikisht më keq se disa të tjerë, por mbi të gjitha ne jemi mirë. Ka momente që ju pranoni shumë gola në një sezon dhe disa të tjerë jo”
“Tottehami në përgjithësi ka luajtur më mirë se ne”, përfundoi ai.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës