Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane mund të jap dorëheqje këtë sezon nga stoli.
Sipas mediave franceze, Zidane nuk është i kënaqur që presidenti Florentino Perez ka refuzuar të transferojë mesfushorin Paul Pogba, andaj mendon të largohet nga “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.
Perez gjithashtu gjatë kohës kur tekniku francez ishte në stol, kishte biseduar me Jose Mourinhon, gjë që ka bërë që Zidane të jetë edhe më i pakënaqur.

I interesuar për Zidanen është Juventus, klub në të cilin ka luajtur gjatë viteve 1996 – 2001 duke shënuar 24 gola dhe kontribuar me 14 asistime në 151 paraqitje në të gjitha garat.
Reali për momentin është lider në La Liga me 46 pikë, tri më shumë se rivali Barcelona ndërsa këtë të shtunë do luajë kundër Atletico Madrid./arbresh.info.
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...
Tuchel votoi dy lojtarë të Anglisë në çmimin “The Best” të F...
Rama publikon pamje nga punimet për sheshin “Isa Bolet...
Ish-drejtori i morgut të Harvardit dënohet me 8 vjet burg pë...
Do të tentohet të sigurohet dëshmia e një dëshmitari përmes ...
Eskalon debati mes Labit dhe Fjollës: Shko shërohu, merri qe...