Zinedine Zidane ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madridi këtë verë.
Francezi ka vendosur të largohet nga klubi pasi siguroi për të tretën herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Zidane mori detyrën në Real Madrid gjatë muajit janar të vitit 2016 si një zëvendësues i Rafa Benitez pasi fillimisht kishte punuar me skuadrën Castilla të klubit.
‘Los Blancos’ mposhtën në penalti Atletico Madridin duke fituar Ligën e Kampionëve atë sezon para se të mposhtin Juvetusin vitin e kaluar dhe Liverpoolin të shtunën e kaluar.
Zidane, i cili kishte kontratë te klubi në Madrid deri në vitin 2020, ngjalli dyshime rreth të ardhmes së tij pas fitores 3 me 1 në Kiev, por ka vendosur se tani është koha e duhur për largim nga Bernabeu./arbresh.info/
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...