Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur përsëri për spekulimet lidhur me largimin e sulmuesit, Gareth Bale.
Tekniku francez në tri ndeshjet e fundit kundër Atletico Madrid dhe Real Sociedad ka qenë pa uellsianin, i cili ishte duke vuajtur nga një lëndim në gjë.
Mirëpo, dje Zidane e ka ftuar ish-yllin e Tottenham për ndeshjen e sotme (e diele) kundër Osasunes, transmeton portali arbresh.info.
Ai në një intervistë për Marca ka thënë se nuk ka ndonjë zgjidhje për Bale sepse nuk ka probleme.

“Nuk do të diskutoj çfarë kam folur me të apo me lojtarët e tjerë. Mund të zgjedh vetëm një numër të lojtarëve për çdo ndeshje dhe skuadra jonë është shumë e madhe”.
“Jam duke besuar në të këtë vikend, sepse e di çfarë mund të bëj. Nuk ka ndonjë zgjidhje për Gareth, sepse nuk ka problem”, theksoi ai.
Në ndeshjen kundër Osasunes pos Bale janë rikthyer edhe Dani Carvajal, Ferlan Mendy dhe Casemiro të cilët munguan në ndeshjen e kaluar ndaj Real Sociedad./arbresh.info.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...