Cristiano Ronaldo tashmë është larguar nga Real Madridi.
Ylli portugez është prezantuar dje si një lojtar i ri te Juventusi, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo, i cili tani është 33 vjeçar, iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në një marrëveshje prej 100 milionë euro.
Real Madridi ishte i lumtur duke i lejuar atij largimin. Megjithatë, ‘Los Blancos’ ishin të tronditur kur në fillim të kësaj vere Zinedine Zidane dha dorëheqje.
Zidane dha dorëheqje menjëherë pasi fitoi për të tretën herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve gjatë tri sezoneve në klub.
Por, raporte të ndryshme sot (e martë) larg nga Spanja pretendojnë se Zidane mund t’i bashkoj forcat me Ronaldon te Juventusi.
Zinedine Zidane po rikthehet në Juventus
Bazuar në ‘Libertad Digital’, Zidane do të rikthehet në Juventus në muajin tetor si një drejtor sportiv.
Sipas tyre, rikthimi i Zidanes në Torino është konfirmuar nga “burime të afërta me familjen Agnelli”
Zidane do të punojë së bashku me Fabio Paraticin në stadiumin Allianz, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se fituesi francez i Kampionatit Botëror i dha fund detyrës si një trajner për të punuar te pjesa e bordit.
https://twitter.com/SergioV_esradio/status/1019181686528061440
Zidane është një ikonë e Juves
Padyshim mund të themi se kjo do të ishte diçka e jashtëzakonshme për tifozët e Juventusit nëse Zidane rikthehet në klub.
Zidane ka shpenzuar pesë sezone të suksesshme si një lojtar në Torino para se të transferohej në Real Madrid në verën e vitit 2001.
Në Juventus, Zidane ka fituar dy herë titullin në Serie A, plus një Superkupë, Kupën e Italisë dhe Kupën Ndërkontinentale.
Ai ishte gjithashtu një lojtar i Juves kur ai fitoi Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian me Francën në vitin 1998 dhe 2000./arbresh.info/
https://twitter.com/IndianRegista/status/959121605627731968
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...