Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka thënë trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas, të mbyll gojën.
Këtë javë, Guardiola iu referua gjyqtarit Viktor Kassai për rastin e shumë diskutuar me mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal, gjatë triumfit të Real Madridit në çerekfinale ndaj gjigantit gjerman sezonin e kaluar derisa po shprehnte frustrimin rreth vendimeve që u bënë kundër Cityt në eliminimin e tyre në Ligë të Kampionëve nga Liverpooli, transmeton portali arbresh.info.
“Ju nganjëherë duhet thjeshtë të mbylli gojën”, është përgjigjur Zidane.
“Kam pasur momente kur unë mund të isha përballur me gjyqtarët, por unë nuk e kam bërë këtë”
“Ajo që Guardiola ka për të thënë nuk më intereson mua sepse ne vazhduam tutje dhe fituam Ligën e Kampionëve”
“Puna e një gjyqtari është e vështirë. Nganjëherë shkon në favorin tuaj, nganjëherë kundër jush”
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...