Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane nuk ka hequr dorë nga planet e tij për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogban.
Pavarësisht mbylljes së merkatos së transferimeve, AS thotë se Zidane do të vazhdojë të ketë kontakt me të afërmit e Pogbas në lidhje me transferimin në Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, largimi në janar për fituesin e Kampionatit Botëror është në agjendë.
Sa i përket pjesës së tij, Pogba sërish ka shtuar spekulimet dje me anë të aktivitetit të tij në rrjete sociale.
Pogba pëlqeu postimin “Të lutëm eja në Madrid” duke ngjallur spekulime se francezi është i gjithi i vendosur për kalim në Bernabeu./arbresh.info/
Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropë...
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita