Real Madridi ka vendosur për të shkarkuar trajnerin Zinedine Zidane në fund të sezonit dhe është në bisedime për të zëvendësuar atë me Joachim Lowin.
Madridi aktualisht është në pozitën e katërt në La Liga dhe qëndron prapa Barcelonës me 16 pikë, transmeton portali arbresh.info. Zidane gjithashtu pësoi një disfatë me rezultat 3 me 0 në Santiago Bernabeu ndaj rivalit të tyre të përbetuar në ndeshjen e tyre të fundit para pushimeve dimërore në fund të dhjetorit.
Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez tashmë ka vendosur për t’i dhënë fund kohës së Zidanes në Madrid me përfundimin e edicionit aktual dhe ka zhvilluar bisedimet për të zëvendësuar 45 vjeçarin.

Thuhet se hierarkia në Madrid janë optimist se trajneri gjerman do ta pranoj ofertën e tyre.
Problemi më i madh i Madridit në transferimin e Lowit është kontrata e 57-vjeçarit me Federatën e Futbollit të Gjermanisë që është e vlefshme deri në fund të Kampionatit Evropian 2020.
Por, Madridi shpreson se ata mund të arrijnë një marrëveshje me Federatën e Gjermanisë për të siguruar transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Rusi këtë verë.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është gjithashtu në radarin e Madridit, megjithëse ai ende ka tri vite të mbetura në kontratën e tij me “Spursët”./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...