
Alexis Sanchez pritet të largohet në janar nga Arsenali
Real Madridi është i gatshëm të reagojë duke shtruar ofertë për sulmuesin problematik të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Derisa kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është shënjestra e tyre kryesore më merkaton e transferimeve në janar, ‘Okdiario’ thotë se reprezentuesi i Kilit, Alexis Sanchez, është gjithashtu në konsideratë, transmeton portali arbresh.info.
Për të siguruar transferimin e Icardit muajin e ardhshëm, Real Madridi duhet të shpenzoj rreth 90-100 milionë euro, ndërsa largimi i sulmuesit Alexis Sanchez nga Arsenali do të lejohet për vetëm 30 milionë euro.
Sa i përket pjesës së tij, trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë drejtorëve të klubit se preferon sulmuesin Alexis Sanchez para Icardit.
Alexis është gjithashtu i interesuar nga kjo pavarësisht interesimit nga Manchester City i Pep Guardiolas./arbresh.info/
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...