Zinedine Zidane mund të bëjë një rikthim të madh tek skuadra e Juventus.
Së fundmi raportohet se Zidane është një nga emrat potencial për të marrë drejtimin e stoli të skuadrës së Juventus.
Sipas ‘Le10Sport’, nëse Massimiliano Allegri vendos të largohet në fund të sezonit, do të jetë ‘zizou’ ai që do ta zëvendësojë atë, transmeton lajmi.net.
Zidane që u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar ka qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Chelsea, pasi Maurizio Sarri është në dyshime.
Gjithsesi, francezi tani po përmendet për një rikthim të mundshëm tek Juventus, ku kishte kaluar pesë vite si lojtar, gjatë viteve 1996-2001.
Zidane korri suksese të mëdha si trajner, duke fituar Ligën e Kampionëve tri herë radhazi me Real Madrid.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi