Kryesia e Kuvendit sot do të mbaj mbledhjen e radhës.
Mbledhja pritet të filloj nga ora 09:00, kurse në rend të ditës janë disa pika për t’u shqyrtuar.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
6. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Arbresh.info
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Yamal shënon dhe lëndohet, rrezikon t’i japë fund sezonit në...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit