Zinedine Zidane ka reaguar për barazimin 1-1 ndaj Valencias në javën e 17-të në La Liga.
Trajneri francez ka thënë se e ka pëlqyer shpirtin luftarak të skuadrës edhe pse morën një pikë.
“Ky është Real Madridi, nuk dorëzohet kurrë, vazhduam të luftojmë për të nxjerr diçka në këtë ndeshje dhe në fund ia dolëm”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

“Mendoj se sot merituam pak më shumë nga Valencia”.
“Casemiro në stol? Ka luajtur shumë ndeshje dhe ishte koha për ta pushuar, Toni Kroos, Modric e Valverde bën lojë të mirë”.
“Pse vendoset ta pushonit bash para El Clasicos, për shkak të kartonit? Casi ka luajtur 21 ndeshje apo, kështu që ka pasur nevojë të pushojë. Ne kemi menduar vetëm për ndeshjen e sotme”, ka shtuar më tej francezi.
Në xhiron e 18-të, Los Blancos do të jenë mysafir të Blaugranasëve, e që do të jetë El Clasico për vendin e parë. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...