Raphael Varane po raportohet se do të largohet gjatë verës nga skuadra spanjolle e Real Madridit.
Mbrojtësi francez thuhet se do të provojë veten në një ligë tjetër pas përfundimit të kampionatit të sivjetmë.
Por, i të njëjtit mendim nuk është trajneri Zinedine Zidane, i cili nuk mund t’i imagjinon Los Blancos pa mbrojtësin francez.
“Unë nuk dua ta imagjinojë Madridin pa Varane. Ai është ende i ri, ka qenë këtu për shumë vite dhe po punon shumë mirë. Ka shumë gjëra që po thuhet e po e mërzisin, por është pjesë e jetës së lojtarëve”.
“Ai nuk më ka thënë asgjë, por gjëja më e rëndësishme është se thotë se luan në klubin më të mirë në botë. Ka fituar shumë dhe kam dëshirë ta mbajë në ekip”, tha trajneri francez.
Theksojmë se është raportuar se për shërbimet e kampionit të botës me klube dhe kombëtare kanë shprehur interesim Juventusi dhe Manchester United.
Ndryshe, Reali gjatë ditës së nesërme do të takohet në Mestalla me skuadrën e Valencisë
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1