Futbollisti dhe trajneri legjendar francez Zinedine Zidane është gati të rikthehet në drejtimin e një skuadre.
Pasi Deschamps vendosi të qëndrojë në krye të kombëtares franceze, Zidane do t’i rikthehet futbollit dhe tashmë ka dërguar sinjale se dëshiron një angazhim në klub.
Zidane ka pasur disa oferta nga gjigantët evropianë, të cilat ai i ka refuzuar në të kaluarën, dhe që nga largimi nga posti i tij në Real Madrid në maj 2021, ai ka mbetur pa punë.
Gazeta “Atletico” bëri të ditur se ai mund të rikthehet në krye të gjigantit spanjoll, Real Madrid. Nëse Ancelotti largohet në fund të sezonit, zgjedhja e parë e Perezit do të jetë sërish Zidane.
Zidane fitoi tre herë Ligën e Kampionëve me “Mbretërit”, si dhe La Ligën, Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për klube.
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Moti këtë fundjavë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...
Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK, AAK dhe pa...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë