Manchester United ka nisur bisedimet me ish trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidanen, rreth zëvendësimit të Jose Mourinhos.
Pas raporteve nga ‘AS’ mëngjesin e sotëm (e enjte) se Zidane është duke shqyrtuar ofertën nga United, burime të afërta me të sugjerojnë se ai do të dëshironte që puna e tij e ardhshme për sezonin tjetër të jetë në Premierë Ligë, ndërkohë që raportet e fundit këtë mbrëmje sugjerojnë se tashmë janë diskutuar edhe planet për transfere ndërmjet klubit dhe francezit, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse ka pasur tensione të shumta mes Mourinhos dhe United rreth rekrutimit të lojtarëve, mësohet se Ed Woodward dhe figurat e tjera janë të gatshëm për të përkrahur Zidanen rreth dëshirave të tij në merkato.
Sidoqoftë, mësohet se emri që është përmendur mes Zidanes dhe bordit të “Djajve të Kuq” është Eden Hazard, sulmuesi i Chelseas.
Reprezentuesi belg, i cili është shënjestër edhe e ‘Los Blancos’ është aktualisht në një situatë të pasigurt në Stamford Birdge për shkak e klubi nuk duket se është në gjendje për të blinduar atë me kontratë të re./arbresh.info/
“Le ta propozojnë Vjosa Osmani, edhe unë e kisha votu për pr...
Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me Adem Jasharin: “Ka ...
Ambasadori ukrainas refuzon të ngushëllojë për Khamenein: Du...
Kurti: Besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë n...
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës