Zinedine Zidane ka sakrifikuar 20 milionë euro pas dorëheqjes si trajner i Real Madridit.
‘Sport’ raporton që si lojtari ai kishte humbur gjashtë milionë euro duke u larguar para sezonit të tij të fundit dhe tani ai e ka bërë të njëjtën gjë, por ka humbur një shumë tri herë më të madhe se ajo, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata e Zidanes deri në përfundim të sezonit 2020 do t’i siguronte atij edhe 20 milionë euro, por trajneri nuk e ka këtë mundësi më pas dorëheqjes.
Në Madrid, ai fitonte 10 milionë euro çdo sezon, marrëveshje e arritur ndërmjet presidentit Florentino Perez dhe Zidanes në fillim të sezonit 2017/18.
Prandaj, Real Madridi, fjalë vendimeve të Zidanes, ka qenë në gjendje t’i shmanget shumës prej 26 milionë euro në përgjithësi për t’i paguar atij – gjashtë si lojtar dhe 20 si trajner./arbresh.info/
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...