Trajneri i Real Madridit, Zindedine Zidane, ka folur pas fitores së Los Blancos në finale të Kupës së Botës për Klube ndaj Gremios.
Ai ka lavdëruar gjithë lojtarët për suksesin, posaçërisht Cristiano Ronaldon që shënoi golin e vetëm në takim.
“Arritëm të bëjmë një ndeshje të kompletuar. Ishim serioz prej fillimi, jemi të lumtur. Nuk ishte e lehtë. Këto rekorde i takojnë lojtarët të mi, të cilët janë aty dhe po luajnë. Jam i lumtur për ata”.
“Është vetëm një Cristiano. Në momentet kyçe ai është gjithmonë aty. Ai kurrë nuk dështon. Do doja që ai të rinovonte tani”.
“Një ndeshje e mirë para El Clasicos. Ta shikojmë tani dhe pastaj të përgatitemi për fundjavë”, ka thënë Zidane.
Reali e Barça luajnë të shtunën nga ora 13:00. /arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave