Trajneri i Real Madridit ka kërkuar nga lojtarët e tij të fokusohen në pjesën e mbetur të sezonit.
Reali pësoi një humbje të rëndë në sekondat e fundit nga Barcelona të dielën me rezultat 2:3, duke e rihapur edhe njëherë sezonin në La Liga.
Tani dy skuadrat rivale kanë pikë të barabarta në krye të tabelës, por Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
I qetë para sfidës së mesjavës që madrilenët e zhvillojnë ndaj Deportivo La Corunas është shprehur Zinedine Zidane, i cili u ka bërë thirrje lojtarëve të tij ta harrojnë humbje nga Barça.
“El Clasico? Në futboll mund të humbasësh një ndeshje. Ishte një ndeshje e mirë futbolli mes dy skuadrave, ata fituan dhe kapitulli është mbyllur”, ka thënë Zizou.
“Skuadra duket mirë fizikisht dhe e fokusuar. E vetmja gjë që mund të bëjë të luftojmë. Kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje në La Liga dhe tre në Ligën e Kampionëve. Ne do të japim maksimumin”, ka theksuar ai.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?