Zinedine Zidane do të ishte trajneri perfekt për Manchester United, ka pretenduar gazetari Stan Collymore.
Zinedine Zidane njoftoi për largimin e tij tronditës nga Real Madridi pasditen e sotme (e enjte) pavarësisht se i siguroi ‘Los Blancos’ tri herë radhazi trofeun në Ligë të Kampionëve të shtunën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Vëmendja tani është kthyer se ku do të përfundoj legjenda e Francës.
Tifozët e Chelseas tashmë kanë filluar kërkimin e tij në perëndim të Londrës, por gazetari Collymore thekson se Manchester United duhet ta kërkojë transferimin e tij. Ai beson se nënshkrimi me të do t’i siguronte gjithashtu atyre shënjestrat afatgjate – Cristiano Ronaldon dhe Gareth Balen.
“Zidane do të përshtatej mirë në Manchester United”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter. “Do të merrte Ronaldon në shtëpi, ndoshta e Balen”

“United mund të përballoj këdo në botë, plus Zidane është trajneri i vetëm që lojtarët do të shkonin para Guardiolas sigurisht”
“Nëse United nuk e telefonon tani, ata janë budalla”
Jose Mourinho ka kontratë te Manchester United që është e vlefshme deri më 2020./arbresh.info/
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...