Zinedine Zidane ka thënë se çelësi i fitores ndaj Atalantës ishte se u vendosën mjaftë mirë në fazën defanzive.
Real Madridi iu rikthyen Karim Benzema dhe Sergio Ramos nga lëndimi, pasim kishin munguar në takimin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Që të dy arritën të shënonin nga një herë, derisa në listën e realizatorëve ishte edhe Marcos Asensio.
Për Atalantën golin e vetëm e shënoi Luis Muriel, mirëpo kjo nuk u ndihmoi që të kalonin në çerekfinale.
“Ishte një lojë e mirë, edhe Atalanta bëri mirë, por mbi të gjitha ishim të mirë në mbrojtje. Sapo ta kemi këtë, ne e dimë se mund të bëjmë disa gjëra të mira me topin”, ka thënë Zidane.
“Unë mendoj se ishte në përgjithësi një ndeshje e mirë nga fillimi në fund”.
“Ky ishte objektivi për ne, që të përparojmë. Kishim një paraqitje të mirë të ndeshjes së parë, e dinim se do të ishte shumë e vështirë, ishte vërtet e vështirë, por ne luajtëm mirë”.
“Përgjatë dy ndeshjeve, unë ndiej që e meritonim të kualifikoheshim në raundin e parë. Ne nuk kemi arritur asgjë akoma, ka një rrugë të gjatë për të bërë si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej strategu francez. /Telegrafi/
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit