Zinedine Zidane ka pohuar se Karim Benzema është qendërsulmuesi më i mirë në botë, pas het-trikut që francezi e realizoi në fitoren e Real Madridit 3:0 kundër Athletic Bilbaos në La Liga të dielën.
Athletic Club nuk qe në gjendje ta ndalë ish-përfaqësuesin e Kombëtares së Francës në këtë takim, pasi ai i shënoi të gjitha tri golat e fitores për Los Blancos në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.
Me këto tri gola, Benzema e çoi në 21 totalin e golave të shënuara në ligë deri tani këtë sezon.
Bashkatdhetari dhe trajneri i tij, Zidane e lartësoi atë duke quajtur si më të mirin në botë në rolin e tij.
“Për mua Karim është 9-shi më i mirë në botë, edhe pse ka shumë lojtarë të mirë dhe të tjerët mund ta zgjedhin dike tjetër”, tha trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
“Çfarë ka bërë ai këtu gjatë 10 viteve të fundit do të thotë gjithçka. Golat e tij janë mbresëlënëse dhe jam shumë i lumtur për të. Ai ka vetëbesim dhe gjithmonë synon të përmirësohet”, shtoi Zidane.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...