Zizu thotë se Barça është më e dobët pa Messin në ekip. Sido që të jetë, ai s’po brengoset për kundërshtarin, por se çfarë do të bëjë ekipi i tij.
Të dielën, në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi dhe Barcelona do t’i matin forcat për herë të dytë këtë edicion, pas barazimit 0-0 në sfidën e parë në ‘Camp Nou’.
Për dallim nga sfida e kaluar, tani pikët janë më me rëndësi në luftën për titull, me Barcelonën që prin me 2 pikë më shumë se Reali.

Në ‘Bernabeu’ do të zbresë një ndër më të mirët në histori, Lionel Messi, që gjithmonë ka shënuar në shtëpinë e madrilenve.
Zinedine Zidane, në konferencë para kësaj ndeshje ka deklaruar se Leo gjithmonë e bën diferencën për Barçën dhe se pa të, Barcelona është tjetër skuadër.
“Barcelona varet shumë nga Messi? E dimë rëndësinë e Messit në ekipin e tij. A mund të jenë më të dobët pa të, natyrisht që po, kjo është e sigurt, ai është vendimtar për ta. Por në përgjithësi janë të mirë. Si një grup bëjnë punë të mirë. Megjithatë ne brengosemi për veten, se çfarë do të bëjmë ne”, u shpreh Zizu.
“A është në pikëpyetje vazhdimi juaj në Madrid nëse nuk e fitoni një trofe? Nuk e di, duhet t’i pyesni të tjerët”./expres/
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...