Zinedine Zidane duket se e ka mbështetjen e bordit të Real Madridi edhe për disa vite.
Edhe pse ishte afër shkarkimit nga Los Blancos, duket se trajneri francez ka rifituar besimin te krerët e klubit.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Zidane është shumë afër që të rinovojë kontratën me madrilenët.
Marrëveshja aktuale e francezit me Real Madridin skadon në vitin 2020, mirëpo duan të nënshkruajnë një të re.
Mediumi spanjoll bën të ditur se Florentino Perez ka besim të plotë në strategjitë e Zidanes dhe dëshiron t’i konfirmojë atë me një kontratë të re.
Me gjasë, francezi do të rinovojë edhe për dy vite të tjera me Real Madridi, duke bërë që ai të jetë në krye të skuadrës deri në vitin 2024./Arbresh.info/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...