Leonardo Bonucci, mbrojtësi i ri i Milanit, ka përfunduar përsëri në faqet e para të mediave italiane, këtë radhë për shkak të bashkëshortes.
E përjavshmja “Nuovo” ka publikuar disa foto të Martina Maccari, gruas të Leonardo Bonuccit, gjatë pushimeve para se ai të nënshkruante me Milanin, ku ajo shfaqej duke hequr kostumin e banjës ndërsa gjendej në një jaht bashkë me mbrojtësin italian.
Foto kanë pushtuar rrjetin me shpejtësi edhe për faktin se zonja Bonucci ishte një nga arsyet pse mbrojtësi përfundoi te Milani dhe jo në ndonjë skuadër angleze.
Insistimi i saj për të qëndruar në Itali bëri që futbollisti të kalonte të Rossonerët dhe jo te Manchester City apo Chelsea që ofronin të paktën 15 milionë euro më shumë se sa çmimi që pagoi Milani.

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...