Ndeshja mes Villarrealit dhe Real Madridi që i korrespondon xhiros së 17-të në kalendarin e La Ligas është zhvendosur më 3 janar.
Takimi në Estadio de la Ceramica, që do të jetë ndeshja e parë e 2019-së, ishte paraparë të zhvillohet më 22 dhjetor të këtij viti, por është zhvendosur papa për shkak të pjesëmarrjes së Madridit në Kupë të Botës për Klube, transmeton portali arbresh.info.
Ky është një variacion nga sezonet e mëparshme ku kampionët spanjoll kishin angazhime të jashtëzakonshme në mes të muajit shkurt, kur ishte pushimi nga fazat eliminuese të Ligës së Kampionëve.
Përmes një marrëveshje të nënshkruar nga La Liga dhe Federata e Futbollit të Spanjës, së fundmi është bërë e pamundur për të përcaktuar ndeshjet mes 23 dhjetorit dhe 2 janarit, për të respektuar pushimet e lojtarëve.
Megjithatë, sezonin e ardhshëm do të jenë tri ndeshjet më të mëdha dhe disa nga 123 ndeshjet të dielën, më 23 dhjetor./arbresh.info/
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...