Trajneri i ri i Milanit, Stefano Pioli, e ka pranuar se priste më shumë nga lojtarët e klubit kuqezi, pas humbjes 2:1 kundër Romës të dielën. Ai beson se lojtarët e Milanit bënë gabime shumë themelore për një klub të nivelit të lartë.
Milani u mund në Olimpico të dielën mbrëma pas dy gabimeve në mbrojtje, nga të cilat përfituan Edin Dzeko dhe Nicolo Zaniolo për t’i shënuar golat, transmeton Gazeta Express.
Pioli e ka fituar vetëm një pikë në dy ndeshjet e para me Milanin, pas barazimit 2:2 me Leccen një ndeshje më herët.
Milani po përballet me një periudhë të vështirë, sepse ka vetëm 10 pikë pas nëntë ndeshjeve dhe ndodhet vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga liga.
“Po, kam pritur më shumë. Në dy ndeshjeve, dështuam të fitojmë falë gabimeve tona. Ne bëmë gabime që ishin shumë të thjeshta për një klub të nivelit tonë”, tha Pioli.
“Nuk ka kuptim të mohohet, gjendja është negative tani dhe ne prapë vazhdojmë të bëjmë gabime”, shtoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...