Juventusi mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi pavarësisht fitores 3-2 pas vazhdimeve, nuk ishte mjaftueshme të rikthej nga disfata e parë e thellë që e pësoi me rezultat 5-2 në Stamboll.
‘Zonja e Vjetër’ arriti ta dërgoj ndeshjen në vazhdime falë fitores 3-0 brenda kohës së rregullt, shkruan Arbresh.info.
Merita tek ky rezultat pati edhe Edon Zhegrova i cili nis aksionin tek goli i dytë dhe tretë.
Por kosovari humb një rast të qind për qind në vazhdime që mund ta dërgonte rezultatin në 4-0 dhe të ndryshonte gjithçka nga ajo ndeshje.
Pas ndeshjes ai ishte i zhgënjyer, dhe reagoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Sonte dhemb. Por kjo humbje është pjesë e rrugëtimit tim! Krenar për skuadrën dhe mentalitetin që treguam. Faleminderit të gjithë tifozëve në stadium – ishit të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Zhegrova.
Juvnetusi tani fokusin e ka tek Serie A, ku synon të jetë pjesë e top katërshes që të arrij të marrë pjesë në këtë kompeticion edhe sezonin tjetër./Arbresh.info
View this post on Instagram
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes