Edon Zhegrova mund të përfundojë në Serie A në ditët e fundit ta afatit kalimtar të verës.
Ylli kosovar mund të përfundojë në Napoli, ku do t’i bashkohej bashkëlojtarit tek Kombëtarja e Kosovës, Amir Rrahmani.
Gazetari italian, Nicolo Schira thotë se, në rast se napolitanët e shesin Hirving Lozanon, atëherë do të vihen në ofanzivë për ta transferuar futbollisti ofanziv të Lillet, përcjell “Gazeta Express”.
“Napoli është i interesuar për alon e Lillet, Edon Zhegrova si zëvendësues i mundshëm i Lozanos nëse ‘El Chucky’ do të largohet”, shkroi eksperti i transfereve në rrjetin social, Twitter.
Pak javë më parë flitej edhe për një interesim eventual të Milanit për shërbimet e përfaqësuesit kosovar, por që s’kishte diçka më konkrete.
Tash, ish-futbollisti i Baselit do të ishte i gatshëm ta përqafojë ekipin e drejtuar nga trajneri Rudi Garcia.
Ndërkohë, ai është i fokusuar tek ekipi aktual, Lille, i cili e nisi në fundjavë sezonin e ri në Ligue 1.
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...