Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Napolit për sezonin e ri.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, trajneri i ri i kampionëve të Italisë, Antonio Conte, ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit kosovar.
Napoli kishte shfaqur interes për yllin e krahut të djathtë të Lille-it, me drejtorin sportiv Giovanni Manna që kishte ndjekur situatën e Zhegrovës prej kohësh.
Lojtari 25-vjeçar shihej si një përforcim potencial në repartin ofensiv të ekipit napolitan.
Por, sipas mediumit italian “arenanapoli.it”, vendimi final ka ardhur nga vetë Conte.
Po ashtu, edhe mediume të tjera pranë klubit të Serie Akanë konfirmuar se trajneri italian nuk e sheh Zhegrovën si pjesë të planeve të tij për projektin e ri.
Kjo përbën një zhvillim të papritur, pasi Zhegrova kishte qenë në radarët e shumë skuadrave evropiane pas formës së mirë me Lille-in në Ligue 1.
Megjithatë, me Conten në krye, Napoli duket se do të ndjekë një tjetër drejtim sa i përket përforcimeve në krahët e sulmit.
Për Edon Zhegrovën, kjo do të thotë se do të duhet të presë mundësi të tjera për të bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Takimi i Kurtit me liderët e partive, Izmaku: Tregoi nevojën...
Berisha: Nuk e ka askush qëllimin e mirë, të gjithë duan të ...
Çitaku kritikon Albin Kurtin: Nuk ofroi kompromis, por kërko...
Trump kërkon armëpushim: Bëni marrëveshjen në Gaza, ktheni p...
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut patrullojnë në Pejë
Mbetje mortore të gjetura në Gjakovë, dyshohet se i përkasin...