Trajneri i Kombëtares shqiptare, Cristian Panucci i ka bërë ftesë talentit kosovar të Genkut në Belgjikë, Edon Zhegrovës, për t’iu bashkuar kuqezinjve në miqësoren e marsit, përballë Norvegjisë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë djaloshi, në një intervistë për mediet kosovare, që gjithashtu ka shtuar se është ftuar edhe nga Kosova U-21.
Zhegrova ka rrëfyer se është mjaft i lumtur për ftesën, por tha se nuk e ka ndarë mendjen ende për t’iu përgjigjur pozitivisht apo jo.
Nëse Zhegrova i bashkohet kombëtares kuqezi, bëhet futbollisti i gjashtë i erës Panucci, pas Hajdareviç, Qakës, Memollës, Ahmedit dhe Balliut./Top Channel
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...