Lille ka shkëlqyer mbrëmë duke marr fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-3 në “Ëanda Metropolitano”.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për francezët, ku dy javë më parë mposhtën skuadrën tjetër nga Madridi, Realin, shkruan Arbresh.info.
Edon Zhegrova e Jonathan David e thanë fjalën kryesore në këtë sfidë.
Ylli dardan shënoi një gol fantastik duke barazuar takimin kurse, David shënoi dy gola tjerë për t’i dhënë fitoren e madhe ekipit të tij.
GJatë ditës së sotme kjo dyshe pas shkëlqimit të mbrëmshëm, kanë kapur ballinat kryesore të gazetave të ndryshme franceze.
Njëra prej tyre është edhe L’Equipe e cila është gazeta më e famshme franceze, ku në ballinën e saj ka vendosur fotografinë e Zhegrovës dhe Davidit.
“Për lumturinë e Lillet”, ka qenë mbishkrimi i tyre.
Kujotjmë se pas tri ndeshjesh në Champions League, Lille ka dy fitore e një humbje./Arbresh.info

Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot