Lionel Messi bëri një zgjedhje befasuese kur ishte pyetur për kundërshtarin më të vështirë me të cilin është ballafaquar.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë gjatë karrierës së tij ka pasur disa kundërshtarë mjaft të vështirë dhe shpeshherë i ka bërë yjet të duken si lojtarë të thjeshtë.
Por, në shtator të vitit 2017, Messi kishte një betejë serioze të cilën ai e kujton edhe sot e kësaj dite. Barcelona luante në atë kohë ndaj rivalit lokal Gironas të cilët i kishte mposhtur me rezultat 3-0.
Messikishte shënuar 11 gola në pesë ndeshje paraprakisht para këtij takimi, por nuk ishte në gjendje që të rrisë këto shifra në ‘Estadi Montilivi’.
Kjo për shkak se Pablo Maffeo kishte bërë një punë të jashtëzakonshme në markimin e argjentinasit gjatë ndeshjes.
Maffeo gjatë asaj kohe aktivizohej tek Girona në formë huazimi nga Manchester City dhe Messi lavdëroi mbrojtësin për punën që bëri ndaj tij.
“Markimi nuk më shqetëson mua, ju e dini se do të ketë ndeshje të vështira dhe mund të jetë e çuditshme të kesh dikë gjithmonë pranë teje”.
“Në të vërtetë, nuk më ka ndodhur shpeshherë. Nuk më shqetëson mua, por është e çuditshme”.
“Pablo Maffeo i Gironas ishte më i miri. Ishte një betejë intensive. Unë kurrë nuk kam qenë dikush që jam ankuar, mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës”, kishte thënë Messi për DAZN.
Vitin e kaluar Maffeo kishte pasur kënaqësinë që të stërviste përkrah Messit pasi ishte ftuar nga përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni në nëntor të 2023-ës./Telegrafi/
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...