Real Madridi dëshiron të Mauricio Pochettino të jetë pasardhësi i Zinedine Zidanes si trajner i klubit.
Pochettino ka marrë lëvdata të mëdha qysh pasi mori detyrën te Tottenhami në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info. Argjentinasi ka kthyer Tottenhamin në një konkurrent serioz për titull dhe i ka ndihmuar futbollistit Harry Kane të bëhet njëri nga sulmuesit më të mirë në botë.
Dhe, pas barazimit impresiv 1 me 1 të “Spursve” në Bernabeu në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave, ai vazhdon ende të diskutohet te kryeqyteti spanjoll.

Kane ka ngjallur interesim te madh te Madridi në javët e fundit, por Tottenhami mund të përballet me një tjetër luftë me gjigantin në La Liga pasi tani raportohet se ata janë të interesuar në transferimin e Pochettinos në Spanjë.
‘The Sun’ pretendon që Reali është duke konsideruar Pochettinon si një person ideal për të zëvendësuar Zidanen dhe derisa Florentino Perez nuk ka në plan të shkarkoj legjendën e klubit, ai thuhet se frikësohet që Zidane mund ta kërkoj vetë këtë një ditë.
Zidane i ka siguruar Real Madridit triumfin në Ligë të Kampionëve dy herë radhazi si dhe titullin e parë në La Liga pas tri viteve në detyrë./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave