Arsenali është afër transferimit të një mesfushori të ri para sezonit të ardhshëm.
“Topçinjtë” siguruan gjatë verës së kaluar transferimin e Granit Xhakës nga Borussia Monchengladbach para arritjes së tre lojtarëve të tjerë, përfshirë yllin tjetër – Shkodran Mustafin, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Arsenali është në pozitën e shtatë së bashku ne Evertonin në Premierë Ligë dhe vazhdon të ketë probleme në departamentin e mesfushës këtë sezon.
Prandaj, klubi ka shprehur interesim te talenti i ri i Udineses, Jakub Jankto.
Sipas një raporti nga ‘The Mirror’, “Topçinjtë” kanë qenë duke vëzhguar progresin e 21-vjeçarit dhe tani është afër finalizimit të marrëveshjes me të.
Derisa Granit Xhaka vazhdon të ketë probleme për të mbajtur një formë stabile, Jankto, të cilit i skadon kontrata në vitin 2019, mund të futet në linjën startuese të Arsenalit./arbresh.info

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...